Pezullohet greva e punëtorëve të sistemit të drejtësisë
11/07/2018
Prishtinë, 11 korrik 2018

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta ndërmjet, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ministrisë së Drejtësisë (MD), Ministrisë së Administratës Publike (MAP) dhe përfaqësuesve të Sindikatës është arritur pajtim që greva e administratës së punëtorëve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të pezullohet.