Ambasadorja e Kroacisë shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit me sistemin gjyqësor në Kosovë
18/10/2018
Kryesuesi i KGJK-së, z.Nehat Idrizi, ka pritur sot në takimambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Znj. Marija Kapitanovic. Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhezgjerimit të partneritetit në mes të Republikës së Kroacisë dhe sistemit gjyqësor në Kosovë.

Idrizi me këtë rast, e njoftoi ambasadoren Kapitanovic me zhvillimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor në Kosovë, e veçanarisht zhvillimet e deritashme të KGJK-së. 

Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanovic ka falënderuar kryesuesin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe njëkohësisht shprehu edhe vullnetin e Kroacisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve me sistemin gjyqësor të Kosovës.