Kryesuesi Idrizi priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë
19/10/2018
Kryesuesi i KGJK-së, z.Nehat Idrizi, priti në takim njoftues, ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, të cilën e uroi në misionin e saj diplomatik në vend.

Idrizi vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Suedisë dhe njoftoi ambasadoren Hernmarck me stukturën e përgjithshme të KGJK-së, funksionimit të tij, zhvillimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor në Kosovë, raportin me gjykatat në vend e veçanarisht sfidat e deritashme.

Ndërkaq, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Ahliny ka falënderuar kryesuesin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe njëkohësisht shprehu edhe vullnetin e Suedisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve me sistemin gjyqësor të Kosovës, sepse sipas saj çështje shumë e rëndësishme mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve në këtë drejtim.