Ftesë për medıa
23/11/2018
Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Tetë (8) Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: ‘Për një gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës’

KU:                 Hotel ‘’Emerald’’ - Prishtinë

KUR:              1 dhjetor 2018 (e shtunë)

ORA:               09:30 – 11:00

Hapjen e punimeve të konferencës do ta bëjë z.Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Fjalë përshëndetëse:

 

  • Enver Peci - Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës
  • Abelard Tahiri – Ministër i Ministrisë së Drejtësisë
  • Blerim Isufaj - Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
  • Christina Davis -  Drejtoreshë e Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje, USAID
  • Cezary Michalczuk  - Shef i Divizionit për Sundimin e Ligjit pranë Zyrës së BE-së në Kosovë
  • Jan Braathu -       Ambasador i OSBE-së, Misioni në Kosovë

Klikoni këtu për të parë agjendën e punimeve të Konferencës

Ftojmë përfaqësuesin e mediumit tuaj që të marr pjesë në këtë konferencë. Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tek personi kontaktues në vijim: Aishe Qorraj – Berisha, Zëdhënëse e KGJK-së, Tel: +381 38 200 17 459, +377 44 206 111 - Adresa elektronike: aishe.qorraj@rks-gov.net; kgjk@rks-gov.net;

Ju mirëpresim!