Filloi punimet Konferenca e Tetë Vjetore e Gjyqësorit të Republikës së Kosovës
30/11/2018
Prishtinë, 01.12.2018- Ka filluar punimet Konferenca e Tetë Gjyqësore e Republikës së Kosovës, e cila mbështet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).


Punimet e Konferencës i hapi kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ndërsa të pranishmëve me nga një fjalë rasti pritet t’i drejtohet edhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës , Blerim Isufaj si dhe udhëheqës të Institucioneve të pavarura dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë. Në këtë konferencë, këtë vit po diskutohet ‘Për një gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës’.

Gjithashtu, do të prezantohen Raportet e gjykatave themelore të Kosovës, Buletini i IV-të nga Gjykata Supreme e Kosovës, prezantim nga Avokati i Popullit dhe Forumi i grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës.