Idrızı: të rıkthehet besımı ı qytetarëve në drejtësı
01/12/2018
Prishtinë, 01.12.2018 - Konferenca e Tetë e Gjyqësorit e cila u mbajt sot, e organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), dhe mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, mblodhi shumë gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe njerëz të tjerë të sistemit të drejtësisë nga e gjithë Kosova. Në këtë mes, u kërkua që ky komunitet të punojë edhe më shumë për ta rikthyer besimin e qytetarëve në sistem.

KGJK, Kryetarët e Gjykatave, gjyqtarët dhe stafi administrativ i gjykatave vazhdojnë të kenë përmirësim në menaxhimin e lëndëve dhe zvogëlimimin e lëndëve të vjetra.Shkalla e përgjithshme e zvogëlimit të numrit të lëndëve për nëntë muajt e parë të vitit 2018 ishte 166.8%.Shkalla e zvogëlimit të numrit të lëndëve për lëndët e krimeve të rënda ishte 144%.-Shkalla e e zvogëlimit të numrit të lëndëve civile ishte 85.7%. Në Gjykatën e Apelit, shkalla e zvogëlimit të numrit të lëndëve për nëntë muajt e parë të vitit 2018 ishte 92.5%, krahasuar me 85.1% nga viti i kaluar.

Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, deklaroi se KGJK-ja ka arritur të përmbyllë me sukses procesin e rekrutimit të gjyqtarëve, ku janë rekrutuar 37 gjyqtarë të rinjë dhe 7 gjyqtarë për nevojat e gjykatave në Veri. Për herë të parë, KGJK ka arritur të zbatojë një sistem të përhershem të vlerësimit performancës së gjyqtarëve, ku gjatë këtij viti, Komisioni ka vlerësuar 64 gjyqtarë me mandat të përhershëm dhe 30 gjyqtarë që kanë aplikuar për ngritje në detyrë.Falë bashkëpunimit të ngushtë me Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë të USAID, ka filluar publikimi i aktgjykimeve të formës së prerë në webfaqen e gjyqësorit (rreth 6000 të publikuara deri më tani).“Konferenca Gjyqësore ka rëndësi të veçantë sepse na ofron mundësinë që të diskutojmë në lidhje me vështirësitë, sfidat dhe arritjet e gjyqësorit. Gjithashtu, në këtë Konferëncë diskutojmë edhe për mënyrën se si të avansojmë edhe më tej përparimin e gjithanshëm në fushën e gjyqësorit” u shpreh Idrizi.