Mbahet takimi i radhës i Asamblesë së kryetarëve dhe gjyqtarëve mbikëqyrës
12/12/2018
Prishtinë, 12 dhjetor 2018 – Është mbajtur sot takimi i radhës i Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës nën udhëheqjen e kryesuesit Bashkim Hyseni - kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar Ligji për Statusin e Gjyqtarëve, ku është paraqitur si nevojë që gjyqësori ta ketë një ligj të tillë i cili rregullon statusin, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve në mënyrë specifike dhe të avancohet sistemi për performancën e gjyqtarëve i cili do të ndikojë në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit të gjyqtarëve. Hyseni në këtë rast, rekomandoi Këshillin Gjyqësor që të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë lidhur me çështjet e cekura më lartë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kërkoi që viti i ardhshëm të jetë më i suksesshëm dhe të ketë rezultate më të mëdha në sistemin e drejtësisë sepse sipas tij, i kemi të gjitha parakushtet dhe mjetet e nevojshme.

Idrizi fton përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante që të shfaqin rezultate reale të punës. Ai diskutoi edhe rreth trajtimit të bashkëpuntorëve profesional si dhe kërkoi barazi në trajtimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga viti i ardhshëm, do të bëhet caktimi i gjyqtarëve mbikëqyrës si anëtarë të Asamblesë, bazuar në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.

Duke u bazuar në rëndësinë e Projektit SMIL, anëtarët e Asamblesë diskutuan rreth Regjistrimit lëndëve në SMIL për vitin 2019. Të gjithë kryetarët dhe gjyqtarët mbikëqyrës në asamble njëzëri u pajtuan se do të do të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të vënë në zbatim të plotë Projektin e SMIL në gjykatat e tyre, duke angazhuar të gjitha resurset në gjykatë në dispozicion të për zbatimin e projektit. Vlen të ceket se gjatë vitit 2018, sistemi i SMIL është vënë në përdorim Lëmin Penale në regjionet; Ferizaj, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Gjakovë, dhe deri tani është arritur të regjistron në SMIL të gjitha lëndët penale në këto gjykata dhe është arritur shkallë shumë e lartë e zgjidhjes së lëndëve duke përdorur SMIL. Si rezultat i kësaj punë, është arritur që në SMIL të futen mbi 27000 lëndë, prej të cilave mbi 6000 janë të kryera nga gjykatësit.

Të gjithë anëtarët e mbështetën regjistrimin e lëndëve në SMIL që do të realizohet gjatë vitit 2019. Për këtë qëllim gjatë këtij viti, secila gjykatë të identifikojë stafin e vet i cili do të angazhohet për të regjistruar lëndët në SMIL, dhe stafin i cili do të angazhohet për ta monitoruar punën në këtë sistem. Vitin e ardhshëm, implementimi i SMIL do të jetë vit jetik për avancimin e këtij projekti