Idrizi, pjesë e tryezës "Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”
18/12/2018
Prishtinë, 18 dhjetor 2018 - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, me ftesë të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) po merr pjesë në tryezën "Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”.

IKD gjatë kësaj tryeze prezantoi raportin e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efektiviteti i këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Bazuar në rekomandimet e IKD-së për KGJK-në, Idrizi sqaroi më detajisht planet dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të tyre. Ai bëri të ditur se, KGJK ka në plan themelimin e një strukture të re gjyqësore, e cila ka prioritet të lartë. Transparenca nuk do të mungoi as në Departamentin e veçantë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, prandaj organizatat e shoqërisë civile janë të hapura për monitorim e procesit të caktimit të gjykatësve.

Në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, KGJK do të fillojë me trajnimin e të gjithë kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve, i cili trajnim ka për qëllim ngritjen profesionale, trajnimin dhe edukimin e gjyqtarëve për inovacionet e sistemit te ri të procedurës disiplinore.
“I takon Këshillit Gjyqësor të Kosovës të hartojë të gjitha standardet, praktikat apo edhe aktet e tjera për të mundësuar punën dhe performancën e të gjithë akterëve në sistemin e ri të përgjegjësisë disiplinore, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, por edhe llogaridhënës për punën e vet” tha mes tjerash Idrizi.

Prishtinë, 18 dhjetor 2018 - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, me ftesë të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) po merr pjesë në tryezën "Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”.

IKD gjatë kësaj tryeze prezantoi raportin e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efektiviteti i këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit.Bazuar në rekomandimet e IKD-së për KGJK-në, Idrizi sqaroi më detajisht planet dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të tyre. Ai bëri të ditur se, KGJK ka në plan themelimin e një strukture të re gjyqësore, e cila ka prioritet të lartë.

Transparenca nuk do të mungoi as në Departamentin e veçantë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, prandaj organizatat e shoqërisë civile janë të hapura për monitorim e procesit të caktimit të gjykatësve.Në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, KGJK do të fillojë me trajnimin e të gjithë kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve, i cili trajnim ka për qëllim ngritjen profesionale, trajnimin dhe edukimin e gjyqtarëve për inovacionet e sistemit te ri të procedurës disiplinore.“I takon Këshillit Gjyqësor të Kosovës të hartojë të gjitha standardet, praktikat apo edhe aktet e tjera për të mundësuar punën dhe performancën e të gjithë akterëve në sistemin e ri të përgjegjësisë disiplinore, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, por edhe llogaridhënës për punën e vet” tha mes tjerash Idrizi.