Reagim
21/12/2018
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shprehet i shqetësuar lidhur me deklaratat e deputetëve të publikuara në shtypin ditor me titull: "Deputetët reagojnë pas dënimit me 7 vjet burgim për 18 vjeçarin e komunitetit rom"

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shprehet i shqetësuar lidhur me deklaratat e deputetëve të publikuara në shtypin ditor me titull: "Deputetët reagojnë pas dënimit me 7 vjet burgim për 18 vjeçarin e komunitetit rom"

Sa për informimin e drejtë të publikut, ky nuk është aktgjykimi i parë që për veprën penale të grabitjes nga neni 329 par.3 lidhur me par.1 është shqiptuar dënimi me burg prej 7 vjet, e që është minimumi i dënimit të paraparë me ligj.

Andaj, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju përcjellim Aktgjykimin e plotë në attch, për të sqaruar opinion, se sa të pa baza janë këto denigrime që sot i janë bërë sistemit të drejtësisë në vend dhe se gjykimi ka qenë i drejtë dhe aspak tendencioz.

Kështu që deklarata të tilla paraqesin ndërhyrje direkte në sistemin gjyqësor, por edhe mosbesim në institucionet kushtetuese të vendit. Lusim të gjithë akteret politik që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e tilla tendencioze, dhe t’i lënë gjyqtarët të qetë në punën e tyre.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës qëndron fuqishëm pranë gjyqtarëve, duke i mbështetur në ushtrimin e funksioneve të tyre dhe duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre.

Sistemi Gjyqësor i Kosovës, garanton gjykime të drejta, të paanshme dhe profesionale, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë se tyre etnike, racore, a fetare dhe bindjeve politike.

Shkarko Akgjykimin