Filloi Implementimi i Smil-it në Gjykatën Themelore në Prishtinë
08/03/2019
Në Pallatin e Drejtësisë, 8 Mars 2019, në praninë e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Projekti SMIL, në bashkëpunim me Projektin JSSP të USAID, mbajti prezantimin mbi zgjerimin dhe fillimin e zbatimit të sistemit të menaxhimit informative të lëndëve edhe për regjionin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij aktiviteti, menaxheri i projektit SMIL, Fatmir Rexhepi, I përkrahur edhe nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi në pika të shkurtra prezantuan sistemin SMIL gjyqtarëve të pranishëm, duke i njoftuar të pranishmit me planin e zhvillimit dhe zgjerimit të sistemit sa i përket regjionit të Prishtinës si dhe hapat të cilët do të ndërmerren në vazhdim për implementimin e sistemit SMIL edhe për këtë regjion.

Me rastin e realizimit të këtij takimi, gjyqtarët e GJTH Prishtinë patën mundësinë që të njoftohen drejtpërsëdrejti me sistemin SMIL, përmes demonstrimeve të paraqitura në këtë takim. Duke u ofruar gjyqtarëve njohuri bazike mbi funksionimin e sistemit SMIL dhe veprimeve të cilat mund të ndërmerren me rastin e përdorimit të tij.