KOMUNIKATË PËR MEDIA
21/07/2015
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar njoftimin zyrtar nga Prokurori i Shtetit, për arrestimin e Kryetarit të Gjykatës se Apelit, z. Salih Mekaj.

Duke mos paragjykuar epilogun e këtij rasti meqë është në fazën fillestare të procedurës, arrestimi është shqetësues dhe nuk mund të lërë indiferent askënd nga fakti se, z. Mekaj, si kryetar i Gjykatës se Apelit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor ushtron  funksione me përgjegjësi në nivel të lartë institucional.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës  dënon çdo sjellje të kundërligjshme, aq më tepër nëse veprimi i tillë kryhet duke keqpërdorur pozitën zyrtare, andaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të përcjellë nga afër këtë rast dhe do të iniciojë me kohë mekanizmat e brendshëm disiplinorë duke i njoftuar të gjithë mbi masat e ndërmarra.