FTESË PUBLIKE PËR QERAMARRJE
06/01/2016
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kërkojmë objekt me qira për Gjykatën Themelore Ferizaj, Ritenderim 3, përmes procedurës së Ftesës Publike, të vlerësuar nga qeramarrësi si në vijim:
 

Përshkrimi

Madhësia e objektit në m²

Çmimi i ofruar

për m²

 Çmimi €        në total

1

 Objekt me qira  për Gjykatën Themelore në Ferizaj, Ritenderim 3

 

 

 

                          Totali me të gjitha taksat e aplikueshme

 

 

 

Kushtet teknike për objekt te kërkuara nga autoriteti kontraktues janë:

-          Objekti i ofruar duhet të ketë sipërfaqe të shfrytëzueshme prej (500 – 600 ) m².

-          Kërkohet që objekti të jetë sa më afër objektit të Gjykatës Themelore Ferizaj, dhe të posedoj parking për së paku dy automjete zyrtare.

-          Objekti duhet të jetë i gatshëm për shfrytëzim dhe të posedoj infrastrukturë të nevojshme ( i kyçur në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, rrymës elektrike etj ) të dëshmohet me fotografi.

-          Objekti duhet të posedoj sistemin e ngrohjes qendrore ( në mungesë të këtij sistemi kontraktori duhet të ofroj në objekt nxehje të rrymës, gas, etj

 

Kriter për dhënien e kontratës është:

 

-          Plotësimi i kushteve të dhëna më lartë. 

-          Çmimi më i lirë i ofruar për m² të ofruar për sipërfaqe të objektit.

Vërejtje

 

-          Komisioni i vlerësimit të ofertave mund të dalë në  vend të ngjarjes për verifikimin e saktësisë së të dhënave të prezantuara në ofertë.

 

Të interesuarit ofertat e tyre  mund ti dorëzojnë ofertat deri me datën: 18.01.2016, ora 14.00  në objektin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Adresa: Luan Haradinaj, p.n. Prishtinë.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik. Personat juridik ose fizik të cilët dorzojn ofertat për objekt me qira, duhet me veti të sjellin vetëm kopjen e dokumentit identifikues.

Të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e ftesës publike në adresën e lartëpërmendur ose ta shkarkoni aplikacionin për pjesmarrje në adresën elektronike: www.kgjk-ks.org

Objekti duhet të jetë:

Në gjendje të rregullt fizike sipas përshkrimit të ftesës Publike për qiramarrje;


Ofertat e nënshkruara dhe të mbyllura në zarf mund të dorëzohen deri më 18.01.2016, ora 14:00 ndërsa hapja e ofertave bëhet me 18.01.2016 në ora 14:30.

 

shkarko dokumentin