Kryesuesi i KGJK z. Nehat Idrizi nis takimet me kryetarët e gjykatave
14/03/2016
PRISHTINË, 14 mars 2016 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) z. Nehat Idrizi nis takimet me krerët e të gjitha gjykatave të Kosovës për t’u konsultuar për plotësimin e vendeve të lira të punës.Të pranishëm në takim ishin, kryetari i Gjykatës Supreme, z.Fejzullah Hasani, u.d e kryetares së Gjykatës së Apelit, znj.Tonka Berisha, kryetari i Gj.Th. në Prishtinë, z. Hambi Ibrahimi, kryetari i Gj.Th. në Prizren, z.Ymer Hoxha, kryetari i Gj. Th. në Gjilan, z.Zyhdi Haziri, kryetarja e Gj.Th. në Pejë, znj.Elmaze Syka, u.d. i kryetarit të Gj.Th në Mitrovicë, z.Ali Kutllovci, kryetari i Gj.Th. në Ferizaj z.Bashkim Hyseni dhe zëvendës/kryetari i Gj.Th. në Gjakovë, z.Nikollë Komoni

Takimin e parë,  kryesuesi i ri e zhvilloi me kryetarët e gjykatave duke pasur parasysh që këta janë bartësit kryesor që ballafaqohen me sfidat nëpër të cilat që kalojnë gjykatat. ‘’Ky takim është paraparë si takim këshillëdhënës, konsultativ si dhe fillim i koordinimit të bashkëpunimit të punës së gjykatave me Këshillin Gjyqësor’’ – theksoi z. Idrizi. Edhe pse si pjesë e gjyqësorit ishte mirë i informuar, ai dëgjoi me vëmendje të gjitha shqetësimet e paraqitura nga ana e kryetarëve të gjykatave.

Një shqetësim i përbashkët i të gjithë kryetarëve ishte plotësimi i vendeve të paplotësuara nga ana e Këshillit Gjyqësor dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë neglizhencë të vazhdueshme. ‘’Pasojë e gjithë kësaj është politika që e ka zhvilluar KGJK-ja deri më tani, është për keqardhje mosplotësimi i vendeve të gjyqtarëve, kemi pritur pesë deri gjashtë vite për plotësim të një vendi të punës".

KGJK, duket të ketë një dinamik tjetër të punës, kjo logjikë duhet ndryshuar’’- citoi në mes tjerash kryetari i GJ.Supreme z. Hasani. Gjithashtu, gjatë takimit nga ana e kryetarëve për plotësimin e vendeve të lira të punës është shfaqur edhe kërkesa për hartimin e një strategjie të re për të plotësuar njërën nga kërkesat e standardeve nga ana e Bashkimit Evropian. Edhe kërkesa për llogaridhënie ishte pjesë e bisedës së këtij takimi, hartimi i një strategjie të re për tejkalimin e ngarkesave me lëndë, pikërisht në Gjykatën Themelore të Prishtinës si një Gjykatë e mbingarkuar. Thjeshtë, plotësimi i vendeve vakante të punës u cilësua si qelës për zgjedhjen e problemeve nga ana e krerëve të gjyqësorit.z.

Idrizi, u premtoi krerëve të gjykatave se do të jetë në nivel të detyrës me qëllim të ecjes së hapave sa më pozitiv dhe kthimin e besimit të publikut, se ne duhet të jemi realist që nuk është në nivel kënaqësie transparenca edhe pse në gjykata punohet mjaft, ku ka edhe tejkalime të punës bazuar në statistika të Sekretariatit të KGJK-së. Nuk do të iu anashkalojë për asnjë gjë, do t’ju mbajë të informuar për çdo veprim nga ana e KGJK – përfundoi kryesuesi.Edhe krerët e gjykatave kanë shprehur gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit të gjykatave në nivel të vendit.