FTESË PËR MEDIA
30/11/2016
Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e gjashtë (6) Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: ‘’Gjendja aktuale në  Gjyqësorin e  Kosovës’’

KU:  Hotel ‘’Emerald’’ - Prishtinë

KUR:            3 dhjetor 2016 (e shtunë)

ORA:  09:30 – 11:00

Hapjen e konferencës do ta bëjë z.Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Prezantime të shkurtra do të jenë nga:

 

·     Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës,

·     Dhurata Hoxha, Ministre në Ministrinë e Drejtësisë,

·     Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

·     Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës,

·     Nataliya Apostolova, Përfaqësues  Special i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe

·     Jan Braathu, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Ftojmë përfaqësuesin e mediumit tuaj që të marr pjesë në këtë konferencë. Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tek personi kontaktues në vijim: Aishe Qorraj – Berisha, Zëdhënëse e KGJK-së,  Tel:  +381 38  200 17 459,  +377 44 206 111  -  Adresa elektronike: aishe.qorraj@rks-gov.netkgjk@rks-gov.net

 

Shkarko Agjendën

Ju mirëpresim!