REAGIM
02/12/2016
Sulmohet Koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht (KPLK)

Prishtinë, 2 dhjetor 2016 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), shprehë indinjatë të thellë për sulmin ndaj Koordinatorit të Panelit për Lirim me Kusht Bedri Duraku, i cili është sulmuar fizikisht dje në orët e pasditës.KGjK-ja dënon ashpër sulmin fizik ndaj z.Duraku duke konsideruar të njëjtin si sulm ndaj sistemit gjyqësor dhe profesionit të Koordinatorit si pjesë e sistemit të drejtësisë të përcaktuar me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Ne ngrehim shqetësim dhe revoltë për këtë sulmin fizik shkaktuar nga disa persona  e që rastet e tilla të sulmeve fizike ndaj personave zyrtar,  të mos shndërrohen në dukuri.Është për keqardhje se si sulmohen institucionet e drejtësisë së Kosovës e në veçanti zyrtarët të cilët e kryen punën e vet me nder e përgjegjësi për çka edhe janë të emëruar.KGjK –ja, kërkon nga të gjitha institucionet relevante të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin dhe kryesit e këtij akti qyqarë ta vihen para organeve të drejtësisë.

Gjithashtu, kërkojmë që  të ndërmarrin masat ligjore preventive në mbrojtjen dhe në krijimin e sigurisë për zbatuesit e ligjit në Kosovë duke inkurajuar të gjithë zyrtarët e drejtësisë që të vazhdojnë me përkushtim që të kryejnë punën e tyre të garantuar me ligj.