Komunikat për media
17/05/2017
Prishtinë, 16 maj 2017 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kanë mbajtur një takim të përbashkët ku kanë pasur për shqyrtim Vendimin për caktimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD).

Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e të dy këshillave u vendos që ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor të caktohet Zef Prendrecaj.Vendimi i marrë sot nga dy këshillat parasheh që Zef Prendrecaj do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor deri në hyrjen në fuqi të kornizës së re ligjore që rregullon përgjegjësinë dhe procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.