Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, priti sot në një takim pune, prodekanin e çështje mësimore të Fakultetit Juridik, të Universitetit të Prishtinës, Besfort Rrecaj
30/05/2017
PRISHTINË, 30.05.2017 – Gjatë këtij takimi, u bisedua për promovimin, aktivitetet, dhe funksionimin e Trupit Këshillëdhënës.

Përmes këtij trupi është bërë ndërlidhja direkt ndërmjet Fakultetit Juridik dhe organizatave nga tregu i punës.

Qëllim kryesor i Trupit Këshillëdhënës është që të përkrah veprimtarinë e Fakultetit Juridik në dobi të krijimi të plan programeve dhe lëndëve mësimore bashkohore dhe në harmoni me kërkesat e tregut.Përfituesit më të mëdhenj të këtij bashkëpunimi do të jenë studentët e këtij fakulteti. Ky Trup është një organ jofitimprurës bazohet në vullnetin e mirë të anëtarëve dhe përkushtimin e njësive akademike.

Trupi Këshillëdhënës përbëhet nga përfaqësuesit e tregut të punës dhe të autoriteteve nga fushë veprimtaria e njësive akademike përkatëse. Z. Nehat Idrizi është zgjedhur të jetë kryesues i këtij trupi.

Nesër do të zhvillohet takimi i parë i këtij trupi ku do të diskutohet plan programi i Fakultetit Juridik dhe do të identifikohen pikat strategjike dhe objektivat kryesore në të cilat do të fokusohet Trupi Këshillëdhënës.